Votimi i pr.ligjeve, 5 deputetë të maxhorancës votojnë kundër Denar Bibës tek Autoriteti i Konkurrencës, rrëzohet edhe nisma e Klevis Balliut

02/04/2026 16:18

Maxhoranca ka votuar me 75 vota pro emrin e Denar Bibës si anëtar të Autoritetit të Konkurrencës për një tjetër mandat në këtë institucion.

Megjithatë, pesë deputetë të shumicës, kanë votuar kundër gjatë votimit me elektronikë.

Projektligjet në rendin e ditës kanë marrë 80 vota pro të shumicës, teksa është rrëzuar edhe një projektligj i propozuar nga Klevis Balliu për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Votimi në Kuvend

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Singaporit mbi Ligjin e Markave Tregtare, bërë në Singapor, më 27 mars 2006”.

VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 1/2025 të Komitetit të Përbashkët, i krijuar nga marrëveshja e tregtisë së lirë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, për ndryshimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, duke zëvendësuar protokollin II të saj, në lidhje me përcaktimin e konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodave të bashkëpunimit administrativ”.

VOTIMI: 80 pro, 0 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin e Najrobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik, bërë në Najrobi, më 26 shtator 1981”.

VOTIMI: 79 pro, 0 abstenim, 2 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 58/2022, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin parqeve teknologjike dhe shkencore””.

VOTIMI: 78 pro, 0 abstenim, 4 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 34/2019, datë 17.06.2019, “Pёr administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara”, të ndryshuar”. (Nismë e Klevis Balliut)

VOTIMI: 4 pro, 0 abstenim, 79 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës”

Eldian Balla– 3 pro, 5 abstenim, 71 kundër

Denar Biba– 75 pro, 0 abstenim, 5 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare”

Diana Dervishi– 74 pro, 4 abstenim, 1 kundër

Top Channel