Video/ Tërmeti 7.4 ballë godet Indonezinë, një person humb jetën pasi shtypet nga rrënojat e ndërtesës
Misioni Artemis II i NASA-s është nisur zyrtarisht drejt orbitës hënore.
Raketa Space Launch System u ngrit nga Platforma 39B në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida më 2 prill, duke çuar anijen kozmike Orion drejt orbitës së Hënës.
Liftoff.
The Artemis II mission launched from @NASAKennedy at 6:35pm ET (2235 UTC), propelling four astronauts on a journey around the Moon.
Artemis II will pave the way for future Moon landings, as well as the next giant leap — astronauts on Mars. pic.twitter.com/ENQA4RTqAc
— NASA (@NASA) April 1, 2026
Para nisjes, ekipi teknik përballi disa probleme të vogla. Specialistët duhet të riparonin sistemin e sigurisë që mundëson shkatërrimin e raketës në rast devijimi nga trajektorja. Ky sistem ishte thelbësor për lëshimin dhe u testua me sukses. Pak më vonë, u zgjidh edhe një çështje e sensorit të baterisë dhe e pajisjeve të komunikimit të Sistemit të Ndërprerjes së Lëshimit.
Edhe pse Artemis II nuk do të ulë astronautët në Hënë, ai ka një rol kyç: testimi i parë me pilot i të gjitha sistemeve të anijes Orion, përfshirë navigacionin, komunikimin dhe mbështetjen e jetës, duke siguruar teknologjitë që do t’u mundësojnë njerëzve të kthehen në Hënë në misionet e ardhshme.
Ekuipazhi përbëhet nga komandanti amerikan Reid Wiseman (50 vjeç), piloti amerikan Victor Glover (49 vjeç), specialistja amerikane Christina Koch (47 vjeç) dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen (50 vjeç).
Ky mision do të shënojë disa rekorde historike: Hansen do të bëhet kanadezi i parë që orbitojnë Hënën, Glover afrikano-amerikani i parë, dhe Koch gruaja e parë që do të shohë anën e largët të Hënës.
Gjatë udhëtimit nëntë-ditor, ekuipazhi do të arrijë mbi 400,000 kilometra nga Toka, duke e kaluar një distancë nga planeti ynë që askush nuk e ka arritur më parë, dhe më shumë se 7,600 kilometra larg Hënës.
Ky është një hap tjetër i madh drejt kthimit të njerëzimit në Hënë, duke i paraprirë eksplorimeve të ardhshme dhe sfidave të reja hapësinore.
Top Channel