Ulja e temperaturave dhe bora kapi pemët frutore në lulëzim, pritet më pak prodhim në Elbasan

02/04/2026 12:23

Dëbora e pranverës dhuroi edhe një herë pamjen e mrekullueshme të bardhësisë teksa pushtoi zonat malore, por për fermerët bardhësia e pasuar nga ngricat solli dëme të mëdha.

Pemët frutore të sapoçelura u dëmtuan në mënyrë të parikthyeshme. Por jo vetëm ngricat, pesha e dëborën arriti të thyejë pemët.

Në fshatrat Pashtresh, Gjinar e Zavalinë të Elbasanit dëmet janë të konsiderueshme sidomos për sa i përket kumbullës, qershisë, thana e dardha.

Të gjitha këto pemë frutore të cilat lulëzojnë të parat do të jenë pa prodhim këtë vit.

Top Channel