Trump: Macron e rreh gruaja/ Përgjigjet presidenti francez: Nuk mund të kundërshtosh veten çdo ditë
02/04 16:47
Deputetja e PD Jozefina Topalli, ka kërkuar që Taulant Bala të përjashtohet nga seanca pasi sipas saj ka intimiduar deputetet demokrate dhe ka provokuar duke kërkuar një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër..
Duke iu drejtuar kryetarit ajo ka rikthyer shprehjen e saj të ‘famshme’.
“Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë””, tha Topalli.
Me ironi i është përgjigjur Niko Peleshi.
“S’ma merrte mendja se do vinte dita do përdornim togfjalëshin ‘kape për zhelesh’, mendova se i kishim thënë lamtumirë”, the kryetari i Kuvendit.
Top Channel