Rusia godet Ukrainën me raketa e dronë, dy të vdekur dhe dhjetëra të plagosur
Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe 95 të tjerë janë plagosur pas një sulmi që goditi një urë rreth 1,000 metra të gjatë, e cila lidh dy nga qytetet më të mëdha të Iran.
Pamjet e publikuara në media tregojnë tym të dendur që ngrihet nga struktura pas shpërthimit. Mediat shtetërore iraniane konfirmuan bilancin e viktimave, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, reagoi ashpër duke deklaruar se vendi i tij nuk do të dorëzohet përballë presioneve apo sulmeve.
“Çdo urë dhe ndërtesë do të ndërtohet më e fortë. Ajo që nuk do të rikuperohet kurrë është dëmtimi i imazhit të Amerikës,” u shpreh ai.
Në një reagim të dytë në rrjetet sociale, Araghchi ironizoi deklaratat e fundit të Donald Trump, i cili kishte paralajmëruar se SHBA mund ta “kthejë Iranin në Epokën e Gurit”.
“Ekziston një ndryshim i madh mes sot dhe Epokës së Gurit. Atëherë nuk kishte naftë apo gaz në Lindjen e Mesme. A janë të sigurt amerikanët që duan të kthejnë kohën pas?” shtoi ai.
Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit vijojnë të mbeten të larta, ndërsa ky zhvillim pritet të rrisë më tej shqetësimet për përshkallëzim në rajon.
Top Channel