“Trump, i irrituar me mënyrën si u trajtua dosja e Epstein”/ Pam Bondi largohet nga posti i prokurores së përgjithshme
Një urë autostrade që lidh kryeqytetin iranian Teheranin dhe qytetin perëndimor të Karaj u godit nga një sulm ajror, raportoi agjencia e lajmeve Fars, duke shtuar se raportet fillestare tregonin se disa persona u plagosën.
Me një lartësi prej 136 metrash, ura B1 midis Teheranit dhe Karajit konsiderohet më e larta në Lindjen e Mesme dhe u përurua këtë vit, raportoi Fars, ndërsa media shtetërore e përshkroi atë si “një nga projektet më komplekse inxhinierike në Azinë Perëndimore”.
Footage of a US/Israeli airstrike on the B-1 road bridge in the Iranian city of Karaj today.
A large portion of the road deck can be seen collapsing. pic.twitter.com/1l6ppSg1hV
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) April 2, 2026
Press TV e Iranit raportoi se ura kishte një vlerë prej 400 milionë dollarësh. Në fakt, sipas televizionit iranian, ura u shënjestrua dy herë brenda të njëjtës ditë.
“Armiku amerikano-sionist shënjestroi përsëri urën B1 në Karaj”, një qytet në pjesën perëndimore të kryeqytetit iranian, raportoi televizioni shtetëror iranian, duke shpjeguar se ura “ishte shënjestruar tashmë edhe më parë”.
“Ky sulm i ri ndodhi në një kohë kur ekipet e shpëtimit u vendosën për të ofruar ndihmë viktimave” të sulmit të parë, tha televizioni shtetëror iranian.
Top Channel