Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari në Shkodër Një operacion ka çuar në arrestimin në flagrancë të një 44-vjeçari, i cili dyshohet se posedonte armë dhe municion me qëllim trafikimin.
Bëhet fjalë për shtetasin V. R., banues në Durrës, i cili menaxhonte një studio tatuazhesh në lagjen nr. 4. Gjatë kontrollit të ushtruar nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Hetimin e Narkotikëve dhe Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës, u sekuestruan:
1 armë zjarri pistoletë
1 armë zjarri kallashnikov
1 granatë dhe 2 krehra
Municion luftarak të kalibrave të ndryshëm
1 armë e ftohtë (dorezë metalike)
1 palë pranga si të Policisë
Mjete për pastrimin e armëve dhe 1 celular
Shtetasi V. R. dyshohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.
Autoritetet po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Top Channel