Satira e Gjekmarkajt/ Kronika lufte dhe dilemash mes të shkurtrit dhe të gjatit! Ish-deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi ka komentuar një video të Elisa Spiropalit, e cila tentoi ditën e sotme të hynte në Kuvend nga dera e pasme.
Video e shfaqur në ‘Shqipëria Live’, tregon deputeten Spiropali e cila tenton të hyjë nga dera e pasme ndërsa brenda në sallën e Kuvendit deputetët po përplaseshin ashpër mes tyre dhe sipas raportimit ajo nuk është lejuar nga Garda.
Ish-deputeti, i ftuar në ‘Shqipëria Live’, është shprehur se nuk do ta quante incident, por gjithsesi duhet parë statusi ligjor i një kryeparlamentari i cili nuk është më në detyrë.
“Duhet parë cili është statusi ligjor i kryeparlamentarit pasi ikën nga detyra. Nuk mendoj që është ndonjë incident. Përgjithësisht kryeministri hyn nga pas Kuvendit dhe ndonjë pjesë e ministrave”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, analisti Ilir Demalia është shprehur se këto incidente janë shkaktuar nga Spiropali në mënyrë të qëllimshme për të marrë vëmendje.
“Spiropali ka një mllef të brendshëm dhe do të krijojë këto incidente për të marrë vëmendje. Nëse ka këto gjëra që po thotë tani, duhet t’i kishte thënë me kohë. Unë nuk mendoj që ndoshta nuk ka të drejtë për atë problem brenda partisë, sepse partitë tona janë kthyer si bunker. Nuk e di nëse e ka si mënyrë apo nga ndonjë hatërmbetje”, u shpreh Demalia.
Top Channel