“Si do të të vinte t’ia thonin vajzës tënde këtë që më the mua?” Vokshi i kthehet ashpër Muzhaqit: Mos guxo të përmendësh fëmijët e mi, pusho

02/04/2026 15:05

Ndërsa Bora Muzhaqi mbante fjalën për replikë, ka pyetur Albana Vokshin se si do të ndihej ajo nëse vajzës së saj do t’i drejtoheshin me të njëjtat fjalë që ajo vetë iu drejtuar Muzhaqit.

Vokshi është përgjigjur ashpër duke i thënë të mbyll gojën dhe të mos i përmend më kurrë fëmijët e saj në Kuvend.

Pjesë nga debati:

Muzhaqi: Si do të vinte ty po ti thonin vajzës tënde atë që më the ti mua?

Vokshi: Mos i përmend fëmijët e mi. Mbylle gojën. Fëmijët e mi mos mi përmend kurrë. Mbylle gojën. Pusho

Muzhaqi: Ti mos mi përmend prindërit

Vokshi: Fëmijët e mi në këtë grup të qelbur mos mi përmend. Mos guxo ta hapësh gojën.

 

Top Channel