“SHBA dhe Izraeli duhet të paguajnë për agresionin që kanë nisur”, Irani paralajmëron: Do zhvillojmë sulme edhe më shkatërruese

02/04/2026 09:36

Irani ka paralajmëruar për sulme “shkatërruese dhe më të gjera” ndaj Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, sipas një deklarate të fundit nga një zëdhënës i ushtrisë iraniane.

Zëdhënësi u shpreh se sulmet e fundit nga SHBA-të dhe Izraeli kanë goditur objektiva që ai i cilësoi si “të parëndësishme”, duke theksuar se këto vende kanë informacion “të paplotë” mbi aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të Teheranit.

Sipas tij, prodhimi ushtarak i Iranit zhvillohet në lokacione të panjohura për kundërshtarët, ndërsa ai hodhi poshtë pretendimet e Donald Trump se stoku i armëve iraniane është zvogëluar ndjeshëm.

Në përfundim, zëdhënësi paralajmëroi se SHBA-të dhe Izraeli “duhet të paguajnë për agresionin që kanë nisur”.

Top Channel