Përkujtimorja e katër martirëve të 2 prillit në Shkodër, demokrati heq kurorat me lule të vendosura nga Benet Beci: Jeni pasardhës të komunizmit
02/04/2026 12:59
Kurorat e vendosura nga Bashkia e Shkodrës në memorialin e katër dëshmorëve Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka u hoqën nga militantë të Partisë Demokratike, duke krijuar një moment të pakëndshëm gjatë përkujtimit të sakrificës së tyre.
Demokrati Selami Hoxha i përdhosi kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje, duke kundërshtuar vendosjen e tyre nga përfaqësues të Partisë Socialiste.
Sipas tij, socialistët nuk duhet të vendosin kurora në këtë memorial, pasi i konsideron si pasardhës të regjimit komunist që vrau katër dëshmorët e demokracisë.
Pas incidentit, punonjësit e bashkisë ndërhynë dhe sistemuan kurorat në një hapësirë tjetër.
Top Channel