Alarmi i SHBA për sulmet nga Irani, Ambasada: Po vlerësojmë situatën. Qeveria: S’ka arsye për panik. Opozita: Mblidhni Këshillin e Sigurisë. Mobilizohet anti-terrori Gjatë seancës së sotme plenare, Taulant Balla ka kërkuar një minutë heshtje në përkujtim të katër dëshmorëve të demokracisë.
Pasi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste foli për dëshmorët e 2 prillit, Flamur Noka u çua të replikonte nga vendi.
Gjatë replikës me Ballën me fjalë të ashpra, Peleshi i ka tërhequr disa herë vëmendjen Nokës, deri sa i hoqi fjalën, gjë që bëri opozitën të çohen dhe të bllokonte foltoren.
Pjesë nga debati:
Balla: Sot do ishte në nderin e Kuvendit të merrnim edhe një minutë heshtje në përkujtim të katër dëshmorëve të demokracisë. Përkujtoj me dhimbje për dëshmorët e 2 prillit, keqardhja më e madhe vjen nga grupi i PD që bën zhurmë kur kërkohet një minutë heshtje. Kjo është degradimi më kuptimplotë i asaj që nuk ka mbetur më nga PD, as dinjiteti minimal për të respektuar ata që me jetën e tyre na treguan sesi duhet të sillemi.
Noka: Se s’po më kërcet më. Për fat të keq, nga ushtar i Ramës je shndërruar thjesht në ushtar. Të flasë këtu dhe të përfaqësojë të ashtuquajturën mazhorancë ‘personi 009’? Të flasësh këtu në emër të popullit që është mazhorancë? Të flasë këtu personi që gjendet në dosjet e Brukselit për trafik? Ju jeni katandisur, jeni thjesht bandë dhe keni një kryebandit.
Peleshi: Neni 64, merrni masën e dytë, është vërejtje.
Noka: A të dogji? E vërteta djeg, por nuk fshihet. Të vendosen emrat e katër të vrarëve nga partia juaj.
Peleshi: Të ndërpritet fjala. Nuk e merr dot me forcë.
Pasi Niko Peleshi i hoqi fjalën Flamur Nokës, opozita është çuar në këmbë duke bllokuar foltoren.
Top Channel