Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për sulm nga Irani, Antiterrori rrit praninë në institucionet diplomatike dhe MEK
02/04/2026 11:30
Antiterrori ka rritur gatishmërinë në institucionet diplomatike në vendin tonë si dhe pranë MEK, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kjo vjen një ditë pas njoftimit të Ambasadës amerikane se grupe të lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë vendin tonë.
Megjithatë, Agjencia për Media dhe Informim e Qeverisë shqiptare i tha Radios Evropa e Lirë se agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë “nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane”.
Top Channel