Spiropali tentoi të hynte nga dera e pasme e Kuvendit, ish-deputeti socialist në Shqipëria Live: Nuk ishte incident, por…
Në pamundësi për ti takuar në paraburgim, e vetmja alternativë e ish- Presidentit Ilir Meta për të komunikuar me bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij është shkrimi i letrave me dorë.
Në fotot e mëposhtme, duken disa letra dhe kartolina që kreu i Partisë së Lirisë ka shkruar për Koço Danajn, Edmond Haxhinaston dhe Petrit Vasilin.
Prej gati dy vitesh kreu i PL-së, ndodhet në paraburgim dhe SPAK-u ka refuzuar çdo kërkesë të bashkëpunëtorëve të tij për ta vizituar në qelinë e burgut.
Së fundmi Meta i është drejtuar sërish Gjykatës së Lartë duke i kërkuar të lirohet.
Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të butë sigurimi.
Ndërkohë, një javë më parë, Gjykata e Posaçme e refuzoi sërish ish-presidentin Ilir Meta, i cili i kishte kërkuar të gjitha opsionet, edhe garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, edhe arrest shtëpie, edhe lirim të menjëhershëm.

Top Channel