Prindërit e shoqëruan për në shkollë/ 13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër 02/04 10:04
Tregjet ndërkombëtare reaguan menjëherë në kundërshtim me deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump, duke sinjalizuar pasiguri për zhvillimet e konfliktit.
Bursat aziatike, të hapura menjëherë pas fjalimit të tij, shënuan rritje të ndjeshme të çmimeve të naftës.
Nafta Brent u rrit mbi 105 dollarë për fuçi, me një kërcim prej më shumë se 4%, ndërsa nafta ËTI arriti në 103.16 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 3%.
Në deklaratën e tij, Presidenti amerikan u shpreh se lufta do të mbarojë për 2-3 javë, teksa shtoi se SHBA nuk ka nevojë për naftën që vjen nga Hormuzi, duke thënë se Ngushtica do të hapet menjëherë pas përfundimit të konfliktit.
Top Channel