Ngjarja e rëndë në Korçë/ Viktima me plagë në kokë, policia: 78-vjeçari mund të ketë rrëshqitur në banesë
02/04/2026 13:07
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij.
Nga komunikimi zyrtar me policinë, konfirmohet se viktima ka një dëmtim në kokë ndërsa nuk përjashtohet as pista e një ngjarje aksidentale që viktima mundet të jetë rrëzuar dhe goditur kokën duke i sjellë vdekjen.
Megjithatë, policia është duke hetuar në dy pista, atë të vrasjes dhe pistën e vdekjes aksidentale.
Top Channel