Nominimi i fortë mes tyre, Edisa dhe Shëndriti vijojnë garën, Mali lë shtëpinë e “BBV”
Takimi i Selin me mamanë e saj u shoqërua me një situatë të papritur për banoren e “Big Brother VIP”.
Banorja u surprizua nga mamaja e saj, e cila i kërkoi të largohet nga gara, për shkak të debateve.
“Mami të ka ndjekur non stop. Sonte duhet të vish me mamin në shtëpi, sepse deri këtu ka qenë rrugëtimi yt. Mami ka qenë dakord me çdo gjë që ka ndodhur brenda lojës, 48 orët e fundit kanë qenë përdhosje dhe përulje shumë e madhe, ti i përket artit, jo dy njerëzve që nuk duhet ta bëjnë këtë gjë”, u shpreh mamaja e Selinit, teksa i referohej debateve me Mirin dhe Rogertin.
Por banorja u rikthye në shtëpinë e “Big Brother VIP”, aty ku dha edhe përgjigjen e saj për Mirin dhe Rogertin, por ende pa një përgjigje përfundimtare për lojën.
“Dy burra janë munduar të ulin imazhin e një vajze, që në fund fare është vetëm një vajzë. Dy shfrytëzues të degjeneruar, që kam një mllef aq të madh tani. Dy njerëz të atij niveli, burra të atij niveli të fitojnë në krahët e një vajze nuk do ta lejoja kurrë. Ata të dy, Rogerti dhe Miri do mbajnë përgjegjësi për fjalët që kanë thënë”, tha banorja në lot.
Top Channel