Taulant Balla merr fjalën, deputetët e PD godasin tavolinat, u afrohen socialistëve: Nxirreni jashtë

02/04/2026 14:46

Taulant Balla ka marrë fjalën duke deklaruar se nuk ka fyer apo intimiduar asnjë deputete, dhe duke sqaruar se kërkesa e tij për një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit në Shkodër, nuk ishte për t’u bërë në moment, por që të caktohej një orë.

Ndërkohë deputetët e PD kanë goditur me duar tavolinat dhe kanë kërkuar që Balla të nxirët jashtë.

Ata janë afruar në ulëset e PS, duke mos lejuar që të mbajë fjalën kreu i grupit të PS.

Top Channel