“Trump, i irrituar me mënyrën si u trajtua dosja e Epstein”/ Pam Bondi largohet nga posti i prokurores së përgjithshme
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, kërkoi ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në Lindjen e Mesme.
Ai paralajmëroi për një luftë më të gjerë me pasoja dramatike globale.
“Jemi në prag të një lufte që do të prekë të gjithë Lindjen e Mesme dhe do të ketë ndikime serioze në ekonominë globale,” tha Guterres gjatë një deklarate për gazetarët në Nju Jork.
Ai përmendi rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve dhe tha se bllokimi i Ngushticës së Hormuzit ndikon më shumë tek më të varfrit.
Sekretari i OKB-së bëri thirrje që mosmarrëveshjet të zgjidhen paqësisht dhe theksoi se infrastruktura civile, përfshirë objektet bërthamore, duhet të respektohet dhe mbrohet.
“Mesazhi im për SHBA-të dhe Izraelin është i qartë: është koha të ndalet lufta që po shkakton vuajtje të mëdha njerëzore dhe pasoja ekonomike shkatërruese. Për Iranin, mesazhi është të ndalojë sulmet ndaj fqinjëve,” tha Guterres.
Top Channel