Botërori 2026/FIFA rrit çmimin maksimal të biletës së finales në…rreth 11 mijë USD, në 2022 ishte 1600 USD
Pas humbjes së Italisë në Bosnjë dhe zhvillimeve të fundit në krye të futbollit italian, kriza në kampin “azzurri” po thellohet edhe më tej.
Dorëheqja e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, ka hapur një valë largimesh, që tashmë ka përfshirë edhe figura të tjera të rëndësishme.
Edhe kreu i delegacionit të kombëtares, Gianluigi Buffon, ka njoftuar largimin e tij nga posti. Ish-portieri legjendar kishte menduar të tërhiqej menjëherë pas ndeshjes në Zenicë, por, sipas tij, i ishte kërkuar të priste “derisa të gjithë të kishin kohë të mendonin mirë”.
“Tani që Presidenti Gravina ka zgjedhur të tërhiqet, ndihem i lirë të bëj atë që e konsideroj si një akt përgjegjësie. Ndërsa besoj sinqerisht se kemi ndërtuar shumë për sa i përket frymës së ekipit dhe shpirtit të grupit me Gennaro Gattuso dhe të gjithë bashkëpunëtorët e mi, në kohën shumë të shkurtër që kishte ekipi kombëtar, objektivi kryesor ishte ta rikthenim Italinë në Kupën e Botës. Dhe nuk ia dolëm,” u shpreh Buffon në rrjetet sociale.
Ndërkohë, sipas burimeve pranë federatës, pritet që vala e ndryshimeve të vazhdojë. Radhën e ka trajneri Gennaro Gattuso, largimi i të cilit shihet si gjithnjë e më i mundshëm pas dështimit për të arritur Botërorin, teksa prej orësh qarkullojnë edhe emrat zëvendësues.
Top Channel