“Keni shkelur rregulloren, s’keni futur në seancë raportin e DASH”, Peleshi-Bardhit: Keni thënë gjysmë të vërteta, u drejtuat edhe në mënyrë fyese

02/04/2026 14:00

Kreu i Grupit Parlamentar i PD i është drejtuar kreut të Kuvendit Niko Peleshi, duke i thënë se ka shkelur rregulloren pasi sipas tij nuk ka futur në rend dite raportin e DASH për ecurinë e procesit të anëtarësimit të vendit në BE.

Peleshi ka deklaruar se ky raport është depozituar në Komisionin e Punëve të Jashtme dhe sapo të dalë nga ky komision do të futet në rend dite.

“Meqë mu drejtove në emër dhe në mënyrë jo etike me gisht… nëse do ishin të vërteta ato që tha zoti Bardhi do ishte shqetësuese, por pothuajse asgjë nuk është e vërtetë. Afati është deri në fund të prillit, lidhur me mocionin me debat për kimës së investimeve zotëri i nderuar jam shumë i hapur ta diskutojmë në konferencë dhe ta fusim në rend dite. S’ka te tentativë për t’i ikur një dakordësie. Lidhur me çështjen pse një deputet shkon në një takim me kryeministrin, nuk jam unë që mund të më pyesni”, tha Peleshi.

“Ju thatë që unë nuk thash asgjë të vërtetë, nuk e di kush ju këshillon por ju këshillon gabim se unë lexova nenin 18 të ligjit. Këshilli i ministrave deri në 31 janar të çdo viti paraqet në kuvend një raport mbi zbatimin e detyrimeve dhe ecurinë e procesit për integrim dhe menaxhimin e fondeve. Raporti shqyrtohet në seancë plenare. Nuk po pyes kolegët e mi, por ata të PS, kanë marrë një raport? E kemi diskutuar ne në seancë? A kemi miratuar ne një rezolutë? Kjo nuk ka ndodhur. Kryetari juaj i grupit ka thënë këtë që po them unë në konferencën e kryetarëve, mocionin me debat për raportin e DASH, ta diskutojmë në një seancë me debatin për raportin për ecurinë e procesit për integrimin.  Ju keni shkelur rregulloren që nuk e keni caktuar. Na shpjegoni pse nuk ka ardhur raporti dhe pse nuk është futur në rend dite”, tha Bardhi.

“Thatë disa gjysmë të vërteta që janë njëlloj si të pavërteta. Brenda afatit është sjellë raporti i progresit në Kuvend. Është depozituar në Komisionin e punëve të jashtme, që ta fus në seancë duhet që të dalë nga komisioni, sapo të dalë mund ta kalojmë në seancë”, tha Peleshi.

Top Channel