FOTO/ Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

02/04/2026 14:13

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje të kërkuara nga deputetët e opozitës.

Në këtë seancë, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja nuk ka qenë i pranishëm, por siç duket nga kjo fotografi ai duket se ka dashur të informohet për gjithçka po ndodh aty.

E për këtë, ka telefonuar me video ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili e ka hapur telefonin dhe ka nisur komunikimin me kolegun e tij deputet.

Top Channel