Detaje rreth ngjarjes në Korçë/ I moshuari ishte i divorcuar, jetonte vetëm prej 25 vitesh, të gjithë familjarët në komisariat

02/04/2026 12:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 78-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij, teksa në trup i janë gjetur shenja dhune.

Mësohet se i moshuari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë prej 25 vitesh.

Viktima ka 4 fëmijë, ku dy prej tyre jetojnë në Korçë ndërsa dy të tjerë jashtë shtetit.

Në komisariat po çohen të gjithë familjarët për të deklaruar pasi nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

Top Channel