Satira e Gjekmarkajt/ Kronika lufte dhe dilemash mes të shkurtrit dhe të gjatit!
Mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak të Durrësit u shoqërua me debate të forta për rritjen e pagave të drejtuesve të bashkisë, si dhe menaxhimin e fondeve të rindërtimit, ndërsa jashtë godinës vijoi protesta e banorëve të prekur nga projekti TID.
Në mbështetje të tyre pati dhe banorë nga Baks-Rrjoll.
Në mbledhje mori pjesë edhe njëri nga dy këshilltarët e përjashtuar nga PD, Dritan Burgija i cili pas mbledhjes qe gjithashtu pranë protestuesve në krah të këshilltarit demokrat Ardian Muka. Ky i fundit kërkoi gjate mbledhjes që përfaqësues të banorëve të merrnin pjesë në mbledhje, përderisa shqetësimi i tyre vazhdon, por nuk u pranua.
Kryetarja e Këshillit Bashkiak Denisa Luarasi sqaroi se përgjigjet do të publikohen dhe online. Diskutimet u fokusuan kryesisht te rritja e pagave për administratën dhe ndërmarrjet bashkiake.
Opozita kundërshtoi këtë hap, duke e cilësuar të pajustifikuar dhe duke kritikuar rritjen e pagës së kryebashkiakes Emiriana Sako dhe aparatitt të saj, kurse u shprehën pro rritjes për arsimtarët, stafet e kopshteve etj. dhe policinë bashkiake, si dhe administratën e nivelit të ulët, por jo për administratën e bashkisë, duke theksuar se nuk ka pasur permiresim ne performancen e saj.
Ndërkohë, u miratua rialokimi i rreth 714 milionë lekëve fonde rindërtimi për vitin 2026, teksa u ngrit shqetësimi për vonesat në proces. Nënkryetari Gentian Kallmi deklaroi se shpërndarja e banesave vijon dhe se shumica e familjeve i kanë marrë çelësat e apartamenteve në lagjen e re Spitallë.
Të gjitha pikat u miratuan me shumicë votash.
Top Channel