“Po sikur të çmenden deputetët?”, akademiku Fuga ironizon debatin në Parlament pas alarmit të SHBA për rrezikun e sulmeve nga Irani
Pasi braktisën sallën e Kuvendit gjatë votimi, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dha një prononcim për mediat, ku foli për zhvillimet në seancën e sotme.
Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshin se nuk u dha fjalën deputetëve demokratë. “Në shkelje të rregullores, kryetari i Kuvendit nuk na dha fjalën. Kërkova që heshtja solemne në nderim të 4 dëshmorëve të demokracisë të bëhej në një orar kur të 140 deputetët të ishin prezentë,” u shpreh ai.
Më tej Bardhi tha: “Në shkelje flagrante, miratuan 7-8 projektligje pa pasur asnjë diskutim dhe pa u dhënë mundësia shqiptarëve të kuptojnë se çfarë u votua. Kam listuar një sërë shkeljesh. Ne kërkojmë informacion nga institucionet për çështje që kanë interes për shqiptarët dhe nuk e marrim. Roli i opozitës tentohet të zerohet, dhe ne nuk jemi të gatshëm të pranojmë zerimin e rolit në Kuvend“.
Top Channel