Akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 63-vjeçari në Shkodër
02/04/2026 13:35
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim M. B., 63 vjeç, banues në fshatin Qerret, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Qerret, 130 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin gusht të vitit 2025.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel