Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane, reagon Bajram Begaj
Kreu i PD, Sali Berisha, ka marrë pjesë sot në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit, në nderim të katër martirëve të vrarë më 2 prill 1991, në masakrën e fundit të komunizmit në Shqipëri.
Berisha u shpreh se 2 Prilli nisi si revoltë ndaj farsës elektorale dhe se martirët nderuan votën e lirë dhe lirinë.
Pas fjalës për martirët e 2 Prillit, Berisha u bëri thirrje shkodranëve që të ngrihen në protestë kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
“Pas Enver Hoxhës, Rama është armiku më i madh i shqiptarëve. Beteja kundër hajdutëve kundër pushtetit është beteja më e shenjtë e shqiptarëve. Ftoj qytetarët e Shkodrës, mbarë Shqipërisë të vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore deri në rrëzimin e tyre përfundimtar”, tha Berisha.
Top Channel