WhatsApp ka zbuluar një version të rremë të aplikacionit të tij, krijuar nga një kompani italiane që prodhon programe spiune.

Ekipi i sigurisë ka identifikuar rreth 200 përdorues, kryesisht në Itali, të cilët mund ta kenë shkarkuar këtë version jozyrtar dhe keqdashës.

Kompania tha se kjo është një përpjekje, me qëllim mashtrimin e përdoruesve për të instaluar softuer që imiton WhatsApp dhe mund të sigurojë akses në pajisjet e tyre. WhatsApp ka ndërhyrë menjëherë, i ka paralajmëruar përdoruesit dhe i ka këshilluar të shkarkojnë vetëm aplikacionin zyrtar.

“Enkriptimi nga fillimi në fund vazhdon të mbrojë komunikimet e përdoruesve tanë,” deklaroi kompania, duke theksuar se kjo nuk ishte një dobësi e vetë WhatsApp. Ndërkohë, Meta do të dërgojë një paralajmërim zyrtar kompanisë italiane për të ndaluar aktivitetet keqdashëse.

WhatsApp nxit përdoruesit të qëndrojnë vigjilentë dhe të përdorin vetëm versionin zyrtar për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e tyre.

Top Channel