Bosnja & Hercegovina shkroi historinë, duke u kualifikuar për herë të dytë në një Kampionat Botëror, kjo pas triumfit me penallti kundër Italisë në Zenicë.

Ndërsa Roma qan mospjesëmarrjen e tretë radhazi në një Botëror, në Sarajevë nuk ka munguar festa.

Mijëra qytetar u mblodhën në shesh me flamuj duke kënduar e kërcyer, në një festë të çmendur që mori vëmendjen e mediave të huaja.

Bosnja do të jetë në Grupin B të Botërorit, së bashku me Kanadanë, Katarin dhe Zvicrën.

Top Channel