Ngushtica e Hormuzit vazhdon të mbetet e mbyllur, Franca kërkon përfshirjen e Kinës në hapjen e lundrimit
Qeveria ka vendosur t’i kalojë ministrit të Kulturës, Blendi Gonxhes, varësinë e Drejtorisë së Arkivave.
Këshilli i Ministrave vendosi sot për këtë ndryshim, teksa hyn në fuqi në mënyrë të menjëhershme.
Njoftimi i plotë:
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Prill 2026:
P R O J E K T L I GJ PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9154, DATË 6.11.2003, “PËR ARKIVAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I:
Në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Në pikën 2, të nenit 10, fjalët “… në varësi të Kryeministrit …” zëvendësohen me “… në varësi të ministrit përgjegjës për kulturën …”.
Në shkronjën “a”, të pikës 1, të nenit 11, fjalët “… Këshillit të Ministrave dhe Kryeministrit …” zëvendësohen me “… ministrit përgjegjës për kulturën …”.
Buxheti i miratuar për vitin 2026 për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, deri në rishikimin e ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, ekzekutohet në strukturën aktuale buxhetore, në përputhje me rregullat e legjislacionit buxhetor në fuqi.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9154, DATË 6.11.2003, “PËR ARKIVAT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Top Channel