Traktorët mbushin rrugët e Vjenës, fermerët kërkojnë të tregohet origjina e produkteve
Peter Magyar, ish-anëtar i partisë Fidesz dhe rival i mundshëm për Viktor Orbanin në zgjedhjet e 12 prillit, ka shpallur fushatën e tij me mesazhin: “Tani ose kurrë.”
Në moshën 45-vjeçare, Magyar ka ndërmarrë një fushatë të fuqishme në të gjithë Hungarinë, ku ka zhvilluar deri në gjashtë fjalime në ditë dhe ka vizituar 106 zona zgjedhore.
Pasi ka qenë pjesë e Fidesz-it për më shumë se 20 vjet, Magyar është larguar nga partia e Orbanit, duke shpallur kundërshtimin ndaj korrupsionit dhe politikave të deritanishme. Ai premton të luftojë korrupsionin, të përmirësojë ekonominë dhe të rindërtojë besimin te shteti. Për më tepër, ai synon të zhbllokojë miliarda euro fonde të BE-së, të ngrira për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit në Hungari.
Magyar ka një njohje të thellë të sistemit të Fidesz, pasi ka shërbyer si diplomat në Bruksel dhe ka drejtuar ekipet që punonin me Parlamentin Europian. Pas një periudhe kritike ndaj partisë dhe largimit nga Fidesz, ai ka krijuar një bazë të fuqishme mbështetjeje, madje edhe në qytetet dhe fshatrat ku Fidesz ka pasur dominim të gjatë.
Në një periudhë kur tensionet me BE-në janë të larta, Magyar ka shmangur të duket si një “kukull” e Brukselit. Ai e ka theksuar se Hungaria duhet të mbrojë sovranitetin e saj dhe të marrë vendime në interes të popullit të saj, përkundër ndikimit të jashtëm.
Top Channel