“Kurrë mos thuaj kurrë”, ish-ministri i PS ambicie për kryebashkiak: Nuk do të jem kandidat i Edi Ramës apo të ndonjë force politike
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, mbylli sot ciklin e takimeve me inspektoratet e varësisë, duke përcaktuar mesazhet kryesore dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Reformës së Inspektimeve.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga AKB, AKM, DSHPA, AKVMB, AKAP, AKSEM, ISHTI dhe AKZM, duke shënuar përfundimin e retreat-it të organizuar për koordinimin dhe harmonizimin e proceseve të inspektimit.
Gjatë fjalës së hapjes, Sula theksoi rëndësinë e unifikimit të praktikave të inspektimit dhe standardizimit të procedurave për të garantuar trajtim të barabartë për qytetarët dhe bizneset. “Reforma e inspektimeve është e domosdoshme për përmirësimin e standardeve, mbrojtjen e konsumatorëve dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet. Kur sistemi funksionon si duhet, sigurohet transparencë, reduktohet informaliteti dhe mbrohen të drejtat e qytetarëve,” deklaroi ai.
Gjatë tryezës u diskutuan drejtimet kryesore për fazën e ardhshme të reformës: konsolidimi i standardeve të inspektimit, harmonizimi i kalendarit të kontrolleve sipas riskut, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe vendosja e mekanizmave të monitorimit dhe raportimit periodik.
Një element kyç ishte digjitalizimi i proceseve të inspektimit, që garanton gjurmueshmëri të veprimeve, redukton barrën administrative dhe rrit efektivitetin në terren.
Takimi përfundoi me konfirmimin e hapave të radhës: unifikim i praktikave, përmirësim i shkëmbimit të informacionit dhe rritje e standardit të shërbimit ndaj publikut. Inspektori Sula ritheksoi angazhimin për bashkëpunim të vazhdueshëm me inspektoratet dhe strukturat rajonale, me qëllim që reforma të sjellë rezultate konkrete për qytetarët dhe bizneset në gjithë vendin.
Top Channel