Ndjekësit ofenduan Selinin, Arbër Hajdari debaton me Mirin: I dhe zë situatës duke u zgërdhirë, ti do ta denigrosh atë

01/04/2026 22:23

Opinionisti Arbër Hajdari ka debatuar me Mirin, pasi ky i fundit i tregoi duke qeshur banorëve të tjerë ofendimib e rëndë që një ndjekës i bëri Selinit.

Kjo situatë ndodhi teksa ata u surprizuan nga Vëllai i Madh dhe shkuan në një showroom me makina, por atje Selin u përball me ofendime.

Këtë situatë Miri ia tregoi Rogertit dhe Edisës duke qeshur, situatë që solli debate në Big Brother VIP.

Miri: Ne aty po tregonim se çfarë ndodhi. Para se të tregoja, Rogerti e ka fantazuar. Kjo gjëja që ndodhi, se edhe gjatë kohës që ishim rrugës, ai dilte nga dritarja makinës dhe thoshte jo Mirin, jo Mirin, Selinin.

Arbër Hajdari: Jo jo Miri, ti e bëre për dy arsye. Për t’i dhënë zë një gjëje të tillë duke u zgërdhirë. Ti more një ofendim nga rruga, provokoi, i dhe sinjal në programin më të ndjekur në Shqipëri. Ti do ta denigrosh Selinën. Ti duhet të ndash mendjen për një gjë, Selinin është kokrra e asaj që dëgjove apo vajza jote?

Miri: Unë nuk e kam thënë.

Arbër Hajdari: Për çfarë e solle në shtëpi? E pashë që u gëzove nga një gjë, qëlloi se ishin të gjithë njerëzit e tu nga rruga, krejt rastësisht?!

Miri: Arbër ti ke problem që dalin familjarë të më mbështesin?!

Arbër Hajdari: Ti e pranon që kanë dalë familjarët e tu? Ai që e ka ofenduar Selinën a është robi jot?

Miri: Mos më provoko. Është njeri që unë e njoh atë njeri, jo i afërm.

Arbër Hajdari: Atëhere ka qenë thjesht një fans i joti që ka inat Selinën.

Top Channel