Nominimi i fortë mes tyre, Edisa dhe Shëndriti vijojnë garën, Mali lë shtëpinë e “BBV”
Selin ka rrëfyer linjën e saj të jetës në “Big Brother VIP”, ku ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim, banorja zbuloi disa detaje nga jeta e saj personale.
Banorja tregoi se babai i saj është dënuar me burg, situatë që ka qenë shumë e vështirë për të.
“Në 2013 prindërit e mi humbën shifra të mëdha parash prej falimentimit të biznesit të tyre. Për këtë arsye babi emigroi jashtë vendit, ndërsa mami kaloi një situatë të vështirë shëndetësore. Ndërkohë Onos i shfaqet sëmundja e epilepsisë, kalvar vuajtjesh për 7 vite rresht.
Kaloj në anoreksi duke humbur 10 kilogramë, por askush nuk e dinte për problemet e mia. Nga gjendja kam tentuar të bëj gjëra jo të mira për veten time.
Im atë gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë në emigrim për të na siguruar të ardhurat neve, por për shkak të thyerjes së rregullave të qëndrimit në vendin ku ishte, i hiqet e drejta e lirisë për 10 muaj, të cilat kanë qenë shumë të tmerrshme. Buço im më ka munguar në çdo sekond”, tha Selin në rrëfimin e saj.
Top Channel