Irani sfidon SHBA-në: Ngushtica e Hormuzit me siguri do të rihapet, por jo për ju

01/04/2026 08:06

Një mesazh i fortë ka ardhur nga Irani në drejtim të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump, në lidhje me kontrollin e Ngushticës së Hormuzit.

Kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare në Parlamentin iranian, Ebrahim Azizi, deklaroi se ngushtica “do të rihapet, por jo për ju”, duke theksuar se kalimi do të lejohet vetëm për vendet që respektojnë ligjet e reja të Iranit.

Në një reagim publik, Azizi shtoi se “47 vitet e mikpritjes kanë përfunduar përgjithmonë”, duke iu referuar periudhës pas Revolucioni Iranian i vitit 1979.

Ai ironizoi gjithashtu Trumpin, duke thënë se ai ka arritur “ëndrrën e tij për ndryshim regjimi”, por këtë herë në “regjimin detar të rajonit”.

Ndërkohë, Komiteti i Sigurisë Kombëtare në Iran ka miratuar një plan që parashikon vendosjen e tarifave për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një lëvizje që mund të rrisë ndjeshëm tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme të tregtisë globale.

Top Channel