Dështimi i tretë radhazi për “Azzurrët”/ A duhet të shkarkohet Gattuso? Ja çfarë mendojnë italianët
01/04/2026 10:37
E gjithë Italia është në lot pas eliminimit të turpshëm nga Bosnja, duke e çuar në tre radhazi mospjesëmarrjen e tyre në një Kampionat Botëror.
Mediat italiane kanë kryqëzuar lojtarët, ndërsa trajnerin Gattuso nuk e fajësojnë për këtë dështim.
Gjithsesi, italianët mendojnë ndryshe. Ata duan një revolucion të gjerë në Federatë, ku disa përfshijnë edhe trajnerin.
Në një sondazh të Sportmediaset, 60% e tifozëve mendojnë se Gattuos duhet të shkarkohet, ndërsa 40% mendojnë të kundërtën.
Top Channel