Deputeti i PS Erion Braçe ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook, duke ngritur shqetësimin për praninë e inerteve në një nga zonat e Tiranës.
Në postimin e tij, Braçe shprehet se ndodhet në terren si përfaqësues i zonës 5 në kryeqytet dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë për pastrimin e mbetjeve, të cilat sipas tij kanë rreth tre muaj që qëndrojnë aty dhe vetëm shtohen.
Në fund të reagimit, deputeti nënvizon se angazhimi në terren nuk duhet parë si privilegj, por si detyrim ndaj qytetarëve.
“Deputeti nuk është tangërllëk, por është punë”, shprehet Braçe.
Kujotjmë se Braçe ka pranuar tashmë se do të dëshironte që në zgjedhjet e 2027 të kandidojë për kryetar bashkie për Tiranë.
Statusi ne Facebook:
TIRANA/5sa
NE TERRITOR, SI DEPUTETI I 5ses
A KA MUNDESI MOR ZOT TE VINI E TE PASTRONI KETO INERTE QE KANE TRE MUAJ KETU E VEC SHTOHEN?
Eee si thoni? A VINI TI PASTRONI?
Eshte rruga hyrese e dalese nga perendimi i KOMUNES SE PARISIT!
Kalojne qindra mije njerez ne dite ketu!
Eshte tuuuuuuurp!
Dhe mos me thoni “ngele rrugeve” se deputeti nuk eshte tangerlkik, po eshte puuuneeee!
Top Channel