SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka lënë disa porosi deputetëve demokratë.
Ai i kërkoi atyre të kontribuojnë në anëtarësime të reja në PD, duke e quajtur si një proces jetësor për partinë e tyre.
“Kam dy kërkesa për ju deputet: në të gjithë degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet, kanë ecur me normalitet, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësime të reja. Bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politik. Secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrë serioze në anëtarësime të reja. Është jetike për PD ky proces.
Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimi etik për shkak të politikave të Edi Ramës, ndaj dhe dua t’i përparësoni, të kontribuoni me të gjithë mundësit tuaj për anëtarësime të reja”, u shpreh Berisha.
Top Channel