Bashkësitë fetare fonde nga Qeveria, Këshilli i Ministrave vendos përcaktimin e financimit nga Buxheti 2026

01/04/2026 19:45

Këshilli i Ministrave ka vendosur përcaktimin e fondit për financimin e bashkësive fetare nga “Buxheti 2026”.

Bashkësitë fetare, të cilat kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave, do të financohen me një shifër 203 mln lekë.

“Përcaktimin e masës së financimit në buxhetin e vitit 2026 për Bashkësitë Fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me Këshillin e Ministrave. Masa e financimit, prej 203 000 000 (dyqind e tremilionë) lekësh, nga buxheti i vitit 2026, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel