Pas eliminimit të Italisë nga Kupa e Botës për herë të tretë radhazi, Kombëtarja italiane gjendet përpara një periudhe reflektimi dhe rikonstruktimi.

Rino Gattuso ka shumë gjasa të mos vazhdojë si trajner i Azzurrëve. Më pas humbjes, presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, i kërkoi të qëndrojë, por trajneri nuk dha një përgjigje definitive. Shumë shenja tregojnë se ai mund të bëjë një hap mbrapa, para se të propozohet rinovimi i kontratës.

Në këtë situatë, duket se një rikthim i Roberto Mancinit mund të jetë i mundshëm. Pas përvojës së tij në Arabinë Saudite me Al-Sadd, trajneri mund të marrë në konsideratë të rikthehet në Itali, sidomos nëse nuk vjen një ofertë e veçantë nga ndonjë klub.

Një alternativë tjetër e diskutuar është Antonio Conte, i cili ka përvojë si trajner i Kombëtares dhe aktualisht është në Napoli. Një rikthim i mundshëm mund të jetë më pak stresues dhe i kombinuar me më shumë kohë për familjen, por çështja e pagës mbetet pengesë.

Federata po vlerëson gjithashtu trajnerët e rinj si Silvio Baldini, që po punon me U-21, por ndërprerja e projektit të kësaj gjenerate mund të jetë kundërproduktive. Gjithashtu mbetet ideja e rikthimit të ish-kampionëve të botës 2006, por shumë prej tyre, si Fabio Cannavaro, janë angazhuar tashmë me Kombëtare të tjera, si Uzbekistani, që do të jetë në Botëror, ndryshe nga Italia.

Top Channel