Gazetari i njohur Arlind Sadiku, ka folur për “Shqipëria Live” në Prishtinë për ndeshjen finale mes Kosovës dhe Turqisë.

Gjatë intervistës gazetari është shprehur se një biletë për ndeshjen finale mes dy shteteve për të shkuar në Botëror është blerë 7 mijë euro nga një biznesmen.

Gjithashtu ai ka shtuar se vetëm 10 mijë shqiptar do kenë mundësinë për ta parë ndeshjen në stadium, për shkak të vendeve të kufizuar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

“Kam diçka që është e pabesueshme për shikuesit, Federata e Futbollit kur nxori biletat ishin në shitje ato të kategorisë VIP dhe tani Federata është duke ua kërkuar t’ia bëjë tifozëve 10-fish më tepër. Ka qenë 100 euro bileta e tani është duke shkuar në 1000 euro bileta VIP. Rekordi që unë kam dëgjuar edhe e kam të konfirmuar një biletë ka shkuar deri në 7 mijë euro që e ka blerë një biznesmen. Vetëm 10 mijë shqiptarë do jenë në stadium edhe 1 mijë turq”, tha Arlind Sadiku.

Top Channel