Presidenti sirian: Siria do të qëndrojë neutrale në konfliktin rajonal, përveçse nëse…
Një gjykatës federal në SHBA ka urdhëruar ndalimin e përkohshëm të ndërtimit të një salle vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë, duke argumentuar se projekti i nisur nga administrata e Donald Trump nuk kishte ndjekur procedurat e kërkuara ligjore.
Gjykatësi Richard Leon vendosi se ndërtimi duhet të ndalet, pasi ka gjasa që paditësi, ondi Kombëtar për Ruajtjen e Trashëgimisë Historike, të fitojë çështjen në themel.
Në vendimin e tij, Leon theksoi se nuk ekziston një bazë ligjore që i jep presidentit autoritetin për të ndërmarrë një projekt të tillë pa miratimin e duhur. Ai shtoi se, ndonëse presidenti është kujdestar i Shtëpia e Bardhë, ai nuk është pronari i saj.
Gjykatësi theksoi se ndërtimi nuk mund të vazhdojë pa një autorizim të qartë nga Kongresi.
Në padinë e saj, ata argumentuan se projekti kishte shkelur ligjin duke mos paraqitur planet në Komisionin Kombëtar të Planifikimit të Kapitalit dhe mos kërkuar miratim nga Kongresi.
Grupi gjithashtu pretendoi se projekti bie ndesh me Kushtetutën e SHBA-së, e cila i jep Kongresit autoritet mbi pronat federale.
Donald Trump reagoi menjëherë në rrjetet sociale, duke kritikuar vendimin dhe duke deklaruar se projekti po ecën mirë dhe do të jetë “ndërtesa më e mirë e këtij lloji në botë”.
Administrata e tij ka argumentuar më parë se ndërtimi i sallës së re është më ekonomik sesa rinovimi i strukturave ekzistuese dhe se ndryshime të ngjashme janë bërë edhe nga presidentë të mëparshëm.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi brenda 14 ditësh, duke i dhënë kohë administratës për të paraqitur një apel të mundshëm.
Top Channel