Braçe është vetëofruar për kryetar bashkie për Tiranën? Klosi përgjigjet në Top Story: Ka 30 vite kontribut në PS, jemi në proces…
Në studion e Top Story, Luigj Aliaj, Kryetar i Shoqatës së Hidrokarbureve, i qëndroi sërish paralajmërimit të bërë më parë se me këto çmime që kërkohet të rrijë çmimi i naftës në vendin tonë, rrezikojmë që të “mbetemi pa naftë fare”.
Gjatë intervistës në studio mbrëmjen e djeshme, sipas tij në këto kohë kompanitë e naftës po dalin pa fitim dhe se çmimi i naftës duhet të rritet siç rritet në bursë.
Ai tha se nëse vijon lufta në Lindjen e Mesme edhe për tri javë të tjera, çmimi i naftës në vendin tonë mund të rritet deri në 280 lekë për litër.
“Në këtë krizë kompanitë kanë zero fitim. Nuk bëj presion, unë jam ekonomist. Unë thashë me këto çmime do e lini Shqipërinë pa naftë. E them prapë. Nuk e di deri sa mund të shkojë nafta, ka disa variante, varianti më optimist po vazhdoi dhe tre javë lufta, është që të rritet edhe 50 lekë për litër”, deklaroi ai.
“Grupi i parë i goditur janë sipërmarrësit e hidrokarbureve. Kemi fatura dhe risqe. Në këtë fushë kanë licencë me të drejtë importi 254 kompania, nga të cilat janë aktive 60. Gjatë punës ka kompani që marrin më shumë treg, por asnjëherë jo nga favore por nga puna dhe shërbimi. Nuk është e lehtë, ne kemi përgjegjësi para klientëve”, u shpreh ai.
Top Channel