“Amerika e para”, Trump nuk ndal ambiciet për misionet në Hënë, NASA garë të hapur me Kinën
Kosova është në festë dhe kërkon që kjo festë të vazhdojë edhe pas mesnate deri në verë. Dardanët presin në Prishtinë Turqinë për finalen e play off-it që të dërgon në Botëror.
Trajneri Franco Foda i ka besuar 11-shes që hodhi në fushë përballë Sllovakisë, me Muriç në portë, Dellova, Hajrizi dhe Hajdari në mbrojtje, Vojvoda dhe Gallapeni do të luajnë më të avancuar nga krahët, ndërsa në mesfushë janë Hoxha, Rexhbeçaj dhe Muslija. Sulmi do të përbëhet nga dyshja Muriqi-Asllani.
Drejtësi në këtë takim do të vendosë anglezi Michael Oliver, ndërsa nga krahët do të ndihmohet nga Stuart Burt dhe James Mainwaring, ndërsa i katërt do të jetë Chris Kavanagh. Në krye të VAR do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, ndërsa asistent Andrew Dallas.
Rezultati Live:
Kosovë 0-1 Turqi
Akturkoglu 53′
Komenti Live:
64′ Calhanoglu shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Gallapenit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.
53′ Gol Turqia 0-1/ Kokçu godet brenda zonës, ndërsa Akturkoglu e shtyn drejt rrjetës. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+3′ Mbyllet pjesa e parë!
45+1′ Hajdari dhe Akturkoglu ndëshkohen me të verdhë pas një përplasje të ashpër me njëri-tjetrin.
45′ Akordohen 2 minuta shtesë.
29′ Asllani provon me një gjuajtje mjaft të bukur nga distanca, por portieri Çakir arrin ta ndalë. Topi rikthehet te Muriqi, i cili nuk gjen dot portën.
27′ Kokçu provon me një gjuajtje nga distanca, me topin që shkon pranë portës.
24′ Asllani lëviz bukur në zonë dhe pason për Muriqin, por topi kontrollohet nga Çakir.
21′ Asllani hedh një top të bukur në zonë për Hoxhën, goditja e të cilit ndalet nga mbrojtja.
16′ Vojvoda hedh një krosim drejt zonës, por topi ndalet nga portieri Çakir.
10′ Yildiz godet brenda zonës, por topi devijohet nga Dellova dhe shkon në këndore.
1′ Shkelmohet topi i parë në “Fadil Vokrri”!
Formacionet Zyrtare:

Top Channel