“Amerika e para”, Trump nuk ndal ambiciet për misionet në Hënë, NASA garë të hapur me Kinën
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkëmbejnë mesazhe, por nuk janë duke zhvilluar negociata formale për t’i dhënë fund konfliktit.
Në një intervistë për Al Jazeera, Araghchi tha se komunikimi zhvillohet “drejtpërdrejt ose përmes miqve në rajon”, duke theksuar se kjo nuk përbën proces negociues. Ai shtoi se merr mesazhe edhe nga i dërguari special i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Araghchi mohoi gjithashtu që Irani t’i jetë përgjigjur një plani 15-pikësh të propozuar nga SHBA, pavarësisht raportimeve të mëparshme nga Tasnim News Agency, e cila citonte burime që pretendonin të kundërtën.
Sipas tij, kushtet e Iranit për përfundimin e konfliktit mbeten të pandryshuara. Ai theksoi se Teherani kërkon garanci që sulmet nuk do të përsëriten dhe kompensim për dëmet e shkaktuara gjatë luftës.
Ministri iranian nënvizoi se vendi i tij nuk do të pranojë një armëpushim të përkohshëm, por synon “një fund të plotë të luftës”, jo vetëm brenda Iranit, por në të gjithë rajonin.
Top Channel