Pak orë para ndeshjes Kosovë-Turqi për kualifikueset e Botërorit, ka ardhur mesazhi mbështetës nga Ambasada amerikane në Prishtinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada jep mesazhin inkurajues “luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”. Krahas shkrimit, ka ndarë forto nga stafi të veshur me fanellat e kombëtares së Kosovës dhe shaje.

“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”, shkruan Ambasada.

Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht në Top Channel dhe DigitAlb në orën 20:45. Kosova luan finalen për në Botëror përballë Turqisë, pas fitores historike disa ditë më parë me Sllovakinë.

Top Channel