Zgjedhja e Drejtorit të Policisë/ “Ti s’di nga lidhet gomari”, Lamallari-Balliut: Kushdo të zgjidhej, ju baltë do hidhnit

30/03/2026 17:57

Pas javës së gjelbër ku deputetët kanë zbritur në terren dhe kanë diskutuar me qytetarët për të zbuluar problematikat dhe shqetësimet e tyre, sot janë rikthyer në seancë plenare për t’i sjellë ato.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm Besford Lamallari u është përgjigjur akuzave të opozitës dhe deputetit të PD Klevis Balliu, pas zgjedhjes në krye të policisë së shtetit të Skënder Hita.

“Për fatin e keq kushdo që do vijë duhet të marrë parasysh akuzat dhe baltën e opozitës. Policia është e shtetit shqiptar dhe i duhet dhënë mbështetje dhe le ta provojë me punë që i shërben shtetit. Zoti Hita është oficer karriere, ka qenë drejtues në disa qarqe, ku ka spikatur për profesionalizëm integritet përkushtim dhe jam i lumtur që ka spikatur roli i tij. Turpi qoftë mbi ju, në seancën e radhës do merrni përgjigje”, tha Lamallari.

“Deputeti në fjalë që kur u thirr bukurosh nuk i ndahet më këtij muhabeti”, tha Lamallari duke iu drejtuar Klevis Balliut.

Ky i fundit ka replikuar duke iu përgjigjur:  Në qoftë se nuk e kuptove, e thash që atë që ti mësove sot unë e mësova para 3 ditësh, sepse ti je mbajtës karrigesh jo ministër. Ti nuk di nga lidhet gomari. Ti nuk flet dot, se ti kërcen, fle, ha dhe ikën kur të thonë. Ti duhet të rrish të mbyllësh gojën dhe të dëgjosh.

Top Channel