Vjedhja spektakolare e tre pikturave në Itali, vlera e tyre kap shifrën prej 9 milionë euro

30/03/2026 20:29

Autoritetet italiane po përpiqen të hetojnë vjedhjen e pikturave që ndodhi në një muze pranë qytetit të Parmës.

Vjedhja ndodhi më 22 mars kur katër grabitës të maskuar hynë me forcë në vilën e Fondacionit Magnani Rocca dhe u larguan pasi grabitën tre piktura me vlerë miliona euro.

Sipas autoriteteve, grabitësit ia mbathën me pikturat “Peshku” nga Pierre-Auguste Renoir, “Natyrë e qetë me qershi” nga Paul Cezanne dhe “Odaliska në taracë” nga Henri Matisse.

Banda prej katër burrash të maskuar hyri në vilën e Fondacionit Magnani Rocca brenda tre minutash, sipas mediave italiane, dhe veprimi i tyre u ndërpre vetëm nga sistemi i alarmit të muzeut, i cili i pengoi ata të vidhnin më shumë.

Vlera totale e pikturave të vjedhura vlerësohet në 9 milionë euro, duke e bërë një nga vjedhjet më të rëndësishme të artit në Itali vitet e fundit.

Renoir ishte një nga piktorët kryesorë të lëvizjes impresioniste dhe përfundoi pikturën me vaj mbi kanavacë “Les Poissons” rreth vitit 1917.

Vepra e Cézanne-it, e përfunduar rreth vitit 1890, është një nga shumë natyra të qeta me temë qershie të krijuara nga piktori post-impresionist, megjithëse kjo është e rrallë, pasi ai përdor akuarele, të cilat i përvetësoi vetëm në vitet e fundit të jetës së tij, sipas fondacionit.

Piktura e Matisse në vitin 1922, përshkruan dy figura, njëra e shtrirë në diell, ndërsa tjetra mban një violinë.

 

 

Top Channel