Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se SHBA-të mund të lejojnë një cisternë ruse me naftë të arrijë në Kubë, pavarësisht bllokadës së vendosur nga administrata e tij, ndërsa ishulli përballet me një krizë të rëndë energjitike.
Duke folur në bordin e Air Force One, Trump konfirmoi se një anije cisternë po i afrohet Kubës dhe deklaroi se nuk ka kundërshtim që vendet e tjera të furnizojnë ishullin me naftë për nevoja bazë.
Anija ruse Anatoly Kolodkin, e ngarkuar me rreth 730,000 fuçi naftë, është parë pranë brigjeve të Kubë dhe pritet të ankorohet në portin e Matanzas në ditët në vijim.
SHBA ka rritur presionin ndaj Kubës muajt e fundit, duke kufizuar furnizimet me naftë nga Venezuela dhe duke kërcënuar furnizuesit e tjerë me tarifa shtesë. Uashingtoni e ka cilësuar Havanën si një “kërcënim të jashtëzakonshëm”.
Mungesa e karburantit ka shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike, vështirësi në funksionimin e spitaleve dhe probleme në menaxhimin e mbeturinave, duke thelluar krizën humanitare në vend.
Top Channel