Nuk foli frëngjisht në një mesazh ngushëllimi ku humbën jetën dy pilotë, kreu i Air Canada jep dorëheqjen Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër kërcënim të fortë ndaj Iranit, duke paralajmëruar se do të “shkatërrojë” infrastrukturën kyçe të vendit nëse nuk arrihet një marrëveshje së shpejti.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se SHBA-të janë në “diskutime serioze” me një “regjim të ri dhe më të arsyeshëm” në Teheran, duke shtuar se është bërë “përparim i madh” në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit.
Megjithatë, ai paralajmëroi se nëse marrëveshja dështon dhe nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet menjëherë, SHBA-të do të ndërmarrin sulme të gjera ndaj objektivave strategjike të Iranit.
Sipas Trump, në shënjestër do të jenë centralet e energjisë, puset e naftës dhe ishulli Kharg, një pikë kyçe për eksportet iraniane të naftës. Ai shtoi se këto objekte nuk janë goditur deri tani, por mund të shkatërrohen plotësisht në rast përshkallëzimi.
Deklaratat vijnë në një kohë kur negociatat mbeten të paqarta. Raportohet se SHBA-të, përmes Pakistanit si ndërmjetës, i kanë paraqitur Iranit një propozim armëpushimi me disa kushte, përfshirë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe kufizimin e programit bërthamor.
Nga ana tjetër, Teherani i ka hedhur poshtë këto propozime dhe kërkon ndalimin e sulmeve izraelite ndaj aleatëve të tij në rajon, si dhe dëmshpërblime për dëmet e luftës dhe tërheqjen e forcave amerikane nga Lindja e Mesme.
Zyrtarët iranianë kanë mohuar gjithashtu pretendimet e Trump për negociata direkte, duke akuzuar SHBA-të se po përdorin diplomacinë si mbulesë për plane të mundshme ushtarake.
Top Channel